INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
FOTO që zbuloi gjithçka! Ish-i dashuri futet në PËRPUTHEN, Alvisa përlotet, largohet dhe shpërthen KEQ!

FOTO që zbuloi gjithçka! Ish-i dashuri futet në PËRPUTHEN, Alvisa përlotet, largohet dhe shpërthen KEQ!

Publikuar më: 13:32 03-10-2021

Një ngjarje e pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në “Përputhen Prime”. Ish i dashuri i Alvisës, Hysen Rama u bë pjesë e programit.

“Ka qenë një djalë në audicione dhe ka parë që ka marrë pjesë dhe ish e dashura. Ai ka kontaktuar stafin. Djali quhet Hysen Rama”, u shpreh Bora Zemani.

 Alvisa u shokua kur e pa në emision dhe doli menjëherë nga studioja.

“Nuk e kam ditur që Alvisa do merrte pjesë. Kemi qenë të lidhur për 3 vite. Ishte diçka e bukur por ka përfunduar 5-6 muaj më parë”, tregoi ish i dashuri i konkurrentes pasi ajo u largua.

Alvisa, është kthyer sërish në studio, pasi u bind nga Bruno. Ajo ka reaguar ashpër ndaj Hysenit duke thënë se ai ka zgjedhur të hyjë në Për’puthen pasi ka marrë fotografinë se Alvisa do të bëhej pjesë e programit të dashurisë.

Alvisa: Nuk kam çfarë them dhe çdo fjali që ti them është mashtrim. Jam e sigurt që e ka ditur. Nuk e kuptoj pse duhet të vijë këtu dhe të thojë që ka aplikuar para. Kur e shikon që kam ardhur unë këtu, pse duhet të vijë? Unë do të dal pas 2-3 muajsh, le të vijë. Vitin tjetër ka prap aplikime. Nuk e kuptoj pse insiston kaq shumë kur jam unë këtu? Kjo gjë më irriton shumë. Atij i ka shkuar një foto e imja dhe e Mikelës se kemi një fotograf mik të përbashkët dhe e ka ditur para se të firmos. Urime për emisionin më ke thënë?

Hysen Rama: Pasi më ka ardhur fotografia.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039129257202148