Marina padyshim është një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar, por jo vetëm. Ajo gjithashtu është cilësuar si një ndër femrat më të bukura para ekranit.
Thuajse çdo dalje e saj në ekran ka shkaktuar komente nga mediat onlinë dhe shkak për këtë është bërë pikërisht pamja e saj e jashtme. Është për tu thënë se format e saj janë fantastike!
Marina së fundmi duket se po shijon pushimet duke udhëtuar në vende të ndryshme me reperin e njohur shqiptar Getoar Selimin.
Duket se përveç udhëtimeve, bukuroshja shijon tepër edhe qëndrimin në shtëpi. Ditën e sotme ajo ka ndarë me fansat në ‘Instastoryn’ e saj një video që i ka bërë të gjithë të qeshin.
Marina ka publikuar imazhin e një macje e cila qëndron e ulur në karrige, ndërkohë që mban veshur një robdishan, syze dielli dhe ka pranë një gotë verë.
“Unë në shtëpi”- ka shkruar me shaka krah videos moderatorja, duke lënë të kuptohet se ajo i bën të njëjtin trajtim vetes sa herë ndodhet në shtëpi.