Maturantja e dëshpëruar që s’ka fituar të drejtën për në universitet është ulur para parlamentit në gjunjë. Ajo dhe shumë si ajo lutën sot deputetë që të ndërhyjnë dhe të mos i lënë ata në rrugë të madhe.
Kjo foto është mbresëlënëse dhe s’ka nevojë për komente dhe për faktin se mbi të është një tjetër vajzë po me uniformë, që e ka përfunduar arsimin e lartë. E me sa duket është duke e ngushëlluar maturanten...