Arbana Osmani është një ndër moderatoret shqiptare më të dashura për publikun. Arbana prej vitesh është pjesë e ekranit në Top Channel.
Ndonëse shumë e komentuar, moderatorja ka preferuar të mos prononcohet për jetën e saj private. Mirëpo, pak orë më parë ajo ka hapur arkivat dhe ka publikuar foto kur ishte një vajzë e vogël.
Në një foto ajo shfaqet në ditën e parë të shkollës e veshur me përparëse të bardhë, ndërsa në diçiturë shkruan se asokohe ka qenë shumë e turpshme. Ndërsa në foton tjetër Arbana shfaqet me flokë të shkurtra dhe me baluke, trendi i asaj kohe.