INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Foto të reja tregojnë si mund të duket iPhone 8 pa butonin Home [FOTO]

Foto të reja tregojnë si mund të duket iPhone 8 pa butonin Home [FOTO]

Publikuar më: 11:44 08-05-2017

Përgjatë muajve të kaluar interneti është mbushur me foto konceptuale, prototipe, thashetheme dhe parashikime mbi të shumëpriturin iPhone 8.

E gjithë bota duket se po pret me padurim produktin që do dalë për 10 vjetorin e iPhone, edhe pse nuik është lajmëruar ose publikuar ende nga Apple. Por nëse zërat mbi iPhone 8 janë të vërteta, duket se në shtator (shpresojmë) na pret një celular fantastik. Është përfolur gjatë se smartphone i ri Apple mund të ketë një ekran OLED që mund të zerë të gjithë sipërfaqen e pajisjes. Në këtë mënyrë mund të zhduket butoni Home i iPhone dhe të zëvendësohet nga një pjesë e vogël fushe funksionale, e ngjashme me HTC  ku nuk ka buton, por thjesht ekran touch. Por ekzistojnë edhe disa foto të tjera të cilat përfshijnë butonin, edhe pse deri tani mbetemi në kuadrin e spekulimeve.

ipho1.jpg

ipho2.jpg

ipho3.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039429664611816