Rihanna më në fund është bërë përdoruese e Snapchat.
Pak ditë më parë ajo dukej se nuk kishte një marrëdhënie të mirë me këtë aplikacion teksa mikesha e saj e ngushtë Melisa po bëntë selfie me të dhe këngëtarja nuk e pëlqeu aspak rezultatin.
Por duket se ende nuk po ambientohet me filtrat e Snapchat sepse bukuroshja është befasuar nga pamja e saj teksa ka përdorur një nga filtrat. Në videot e para të postuara, 28 vjeçarja dëgjohet të thotë e çuditur: “Unë dukem krejtësisht e bardhë”.
Besojmë se pak nga pak Riri do të familjarizohet me këtë aplikacion kaq popullor.