Aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez, sapo është bërë një prej yjeve të hedhura në gjyq për shkak se ka postuar në profilin e saj në ‘Instagram’, fotografi, për të cilat nuk kishin leje!
Sipas platformës online ‘The Blast’, një fotograf i quajtur Michael Stewart, pretendon se i'a ka shkrepur foton Jenniferit, ndërsa shëtiste në Nju Jork dhe të drejtën e përdorimit të saj, ia kishte dhënë Daily Mail-it, por jo vetë aktores.
Ai deklaron se këngëtarja nuk i ka marrë leje dhe për këtë shkak fotografi e ka hedhur në gjyq yllin e njohur të ekranit.