Erjon Braçe shpërthen si asnjë herë me parë në një status në facebook. Shkak është bërë një fotografi e publikuar nga CNN, ku shfaqet një mal i tërë i përfshirë nga flakët në vendin tonë. Me një gjuhë shumë të ashpër, Brace thotë se vendi do të vijojë të digjet, e kjo jo nga moti por nga qytetarët që i vënë flakën pyjeve apo kullotave.
Erjon Braçe:
“Bravo qelbësira!
Ja dolët të jeni në CNN si piromane, me veprat tuaja! Shikoni, ky vend do vijojë të digjet dhe jo prej motit! Ky vend do vijoj të digjet, prej çdo qelbësire që shkrepësen e ka hobi, sport apo argëtim; me keq, e ka shfryrje mendore apo biologjike, fryre prej çdo gjëje që jeton apo donte të jetonte dhe se arrin dot”.
Por Erion Braçe nuk le jashtë mllefit dhe gjuhës së ashpër të përdorur në statusin e tij ën facebook as akuzat politike.
Erion Braçe:
“Edhe më keq se kaq, e ka nxitje nga çdo tellall i zi politik që e mallkon këtë vend çdo ditë, madje uron që të shkojë keq e më keq; flakë e hi, i zi, e përkthen ai-piromani!! Por ky vend, do vijojë të digjet prej mendjes e mendësisë: Unë, Ai, Ne, Ata e dogjën, Ti-Shteti e ke për detyre ta shuash!! Kush e mendon shtetin të tillë, natyrisht zjarr do ndezë e zjarrin si politikë do përdorë!!