Partia Demokratike ka përgënjeshtruar deputetin e PS-së, Taulant Balla, i cili publikoi një foto të kryetarit Lulzim Basha dhe bashkëshortes së tij, Aurela, në metro.
Pas fotos se postuar nga deputeti i PS-se, Taulant Balla, se kryedemokrati Basha se bashku me gruan e tij, Aurela janë fotografuar teksa udhëtonin me tren nga Edinburgu në Londër, vjen reagimi i forte nga PD-ja.
Sipas PD, lajmi për këtë udhëtim është tërësisht i pavërtete, “Është një mashtrim, njësoj si burimi qe e ka përhapur atë, Taulant Balla”.
Deklarata e PD
Disa media shperndane mbreme dhe sot nje foto te Kryetarit te Partise Demokratike, Lulzim Basha me bashkeshorten Aurela duke e paraqitur si nje udhetim me tren nga Edinburgu ne Londer. Lajmi eshte plotesisht i pavertete. Eshte nje mashtrim, njesoj si burimi qe e ka perhapur ate, Taulant Balla.
Te zhytur ne krim dhe korrupsion, Taulant Balla dhe Edi Rama fabrikojne dhe shperndajne cdo dite mashtrime per Partine Demokratike dhe kreun e saj Basha per t’u thene shqiptareve se te gjithe jane njesoj.
E verteta eshte se Kryetari Basha me bashkeshorten eshte ne metrone Londer-Aeroport, pasi zoti Basha kishte perfunduar nje takim ne Ministrine e Jashtme britanike.
Perfundimet e takimit Taulant Balla dhe Edi Rama do t’i mesojne shume shpejt, por sot eshte rasti te mesojne se ne aeroport nuk shkohet vetem me makine luksoze, por edhe me metro, si shumica e qytetareve.