Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ndodhet në Nju Jork në kuadër të mbledhjes së Asamblesëë OKB-së. Ashtu si liderët e tjerë botërorë, edhe çifti Edi Rama-Linda Basha kanë patur shansin të kenë një foto ceremoniale me çiftin presidencial Donald Trump dhe Melanie Trump. Kryeministri ka publikuar në profilin e tij në facebook foton zyrtare, ku ai bashkë me bashkëshorten e tij, Linda shfaqet me presidentin amerikan Trump dhe gruan e tij Melania.
Kjo foto është cilësuar nga Rama si “foto e ditës” dhe vjen në ditën e dytë të punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.