INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotoja me Obamën, PD përgatit kallëzim penal ndaj Edi Ramës

Fotoja me Obamën, PD përgatit kallëzim penal ndaj Edi Ramës

Publikuar më: 18:05 01-07-2016

Pas pranimit të akuzës në lidhje me skandalin se janë paguar 80 mijë dollar për foton me presidentin Obama, Partia Demokratike po përgatit një kallëzim penal për kryeministrin Rama. Ky kallëzim do të kryhet për veprat penale, mashtrim dhe pastrim parash. Mesditën e sotme kreu i opozitës, Lulzim Basha akuzoi Ramën dhe kërkoi hetim nga prokuroria për këtë çështje.Ndërkohë më vonë Kryeministria ka reaguar përmes një deklarate, ku i cilësonte shpifje dhe propagandë të ulët pretendimet në media se Rama ka paguar 80 mijë dollarë për foton me Obamën. Lajmi për kallëzimin pritet ende të konfirmohet zyrtarisht. 

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373