INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotoja që po prek zemrat e mijëra njerëzve: Fëmija emigrant i mbytur në det

Fotoja që po prek zemrat e mijëra njerëzve: Fëmija emigrant i mbytur në det

Publikuar më: 14:45 31-05-2016

Ata e panë teksa lundronte i pafuqishëm nën mëshirën e valëve pas përmbytjes së anijes.

“Ajo dukej si një kukull me krahë hapur ", tregon i emocionuar për Reuters vullnetari gjerman i cili ndodhej me një varkë shpëtimi në kanalin Sicilian për të shpëtuar emigrantët.

“Kam filluar të këndoj që të marr kurajo për të shjprehur domethënien e këtij momenti të pakuptueshëm. Gjashtë orë më parë ky fëmijë ishte ende gjallë”,  tha një muzikant,  anëtar i Sea Watch. Emigranti i vogël me origjinë afrikane dukej se ishte vetëm  disa muajsh, ndoshta një vit. Ai u gjet të premten e kaluar pas përmbytjes, një aksident ky  që iu mori jetën  45 njerëzve. Trupat u sollën në Reggio Calabria sëbashku me 135 të mbiejtuarit. Bashkë me ta edhe trupi i fëmijës së  mbytur që u nxor nga vullnetari gjerman. KJo foto e siguruar nga Reuters, duhet të shërbejë për të bindur qeveritë  që të hapin një kanal humanitar në mënyrë që të shmangen tragjedi të vazhdueshme në det në të cilat për fat të keq humbin jetën edhe fëmijë. 

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615