INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotoja që po thyen rrjetin, Ronaldo sërish baba? Ja si përgjigjet nëna e tij [FOTO]

Fotoja që po thyen rrjetin, Ronaldo sërish baba? Ja si përgjigjet nëna e tij [FOTO]

Publikuar më: 11:22 28-05-2017

Para disa muajsh mori dhenë lajmi se Cristiano Ronaldo është në pritje të dy binjakëve, por kjo ngjarje ka marrë rrjedhë tjetër.

Të paktën këtë kuptojmë nga një foto e fundit e postuar në Instagram nga ylli i Real Madrid teksa qëndron i shtrirë me të dashurën e  tij Georgina Rodrigues. Një detaj i rëndësishëm nga fotoja nuk u ka shpëtuar fansave, pasi CR7 mban dorën te barku i bukuroshes spanjolle, i cili të themi të drejtën duket pak i fryrë. Nuk mund të mungonte edhe emoji “zemër”.

Nëse s’ka patur ndonjë deklaratë nga vetë sulmuesi, për këtë është kujdesur nëna e tij Dolores.

“Është thjeshtë nonsens. Është vetëm dora në bel dhe me aq sa di unë, Ronaldo nuk do të bëhet sërish baba”, tha Dolores. “Shpresoj se ai do të ketë më shumë fëmijë, pasi dëshiron të bëhet baba sërish. Tani Ronaldo ka para dhe mund të rrisë më shumë fëmijë”.

Jemi në pritje të fotove të tjera për të mësuar të vërtetën e pakundërshtueshme. 

Article Logic
Execution time: 0.0035738945007324