Xhemi zbulon diçka!
Pas mbylljes së sezonit të “Portokalli” dhe lajmërimit të Top Channel ku lajmëronin hapjen e audicioneve për aktorë dhe moderatorë të rinj, nisën të qarkullonin lajmet se moderatorët aktualë Xhemi Shehu dhe Salsano Rrapi do të zëvëndësoheshin me moderatorë të rinj. Por me këtë foto që vetë Xhemi ka postuar së fundmi, duket se hedh poshtë të gjitha hamendësimet. “Gjeni kush mungon””, ka shkruar moderarotja simpatike. Por si duket pastaj u pendua dhe më pas e hoqi atë që shkruajti.