Ka kaluar një javë që kur supermodelja amerikane bëri publike këtë foto, por jemi të bindur se të gjithë e mbani mend.
Natyrisht që bëhet fjalë për imazhin që bëri bashkë bukuroshen 21 vjeçre të shumëpërfolur me flamurin shqiptar. Gigi po kalonte përkrah një taksi në xhamin e pasmë të së cilës gjendej jo vetëm flamuri shqiptar, por edhe shkrimi “Albania” përkrah albumit amerikan. Fotoja u përhap në mënyrë të menjëhershme nga portalet dhe rrjetet sociale, si dhe ka grumbulluar mbi 1.5 milionë pëlqime në Instagramin e Gigit.