Për herë të parë në botë, policia holandeze ka shpikur të ashtuquajturat bankomatë për gjetjen e fëmijëve të zhdukur.Rreth 300 sportele bankomatësh kanë filluar të tregojnë fotot e të miturve, të cilët rezultojnë të humbur.
Ky veprim bëhet për të rritur mundësitë e gjetjes së fëmijëve.
Për momentin përdoren sportelet që gjenden në aeroporte, qendra tregtare dhe vende turistike.
Videoja e fushatës sensibilizuese fton qytetarët që të regjistrohen te dy organizatat, në mënyrë që të marrin njoftime për fëmijët e zhdukur.