Mjafton një postim nga Kylie Jenner në rrjetet sociale dhe interneti çmendet.
Bukuroshja 18 vjeçare postoi disa foto në Snapchat ku gjoksi i saj dukej shumë më i madh nga hera e fundit. Kjo ngriti dyshimet në radhët e fansave të cilët vërshuan në profilin e saj në Tëitter. Shumë prej tyre e pyetën nëse ajo kishte bërë ndonjë operacion plastik mbi gjoksin e saj, duke arritur ta nervozonin Kylien. Fillimisht ajo u përgjigj me shaka, ndërsa në fund i ngriti tonet ndërkohë që justifikohej me faktin se gjoksi fryhet kur vjen ajo periudhë e muajit. Motra e vogël Jenner premtoi se do të shfryheshin sërish, por të shohim pas një jave.