INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot e reja të Amber Heard mund të çojnë Johnny Depp në burg!

Fotot e reja të Amber Heard mund të çojnë Johnny Depp në burg!

Publikuar më: 11:54 02-06-2016

Amber Heard është e vendosur të çojë deri në fund kauzën e saj kundër Johnny Depp.

Së fundmi aktorja 30-vjeçare ka publikuar ekskluzivisht për revistën prestigjoze People disa foto mjaft kompromentuese ku shfaqet me shenja dhune në fytyre. Dhunë kjo e ushtruar më konkretisht në muajin dhjetor të vitit të kaluar pas një zënke tepër të ashpër me bashkëshortin e saj. "Kisha frike për jetën time" ka deklaruar Heard gjatë dëshmisë së saj në gjykatë. Kujtojmë që akuzat për përdorim të dhunës fizike kanë rënduar mbi Johnny Depp që në fillim të proçesit të divorcit. Madje gjykata lëshoi një urdher ndalimi për të në mbrojtje të bukuroshes Amber Heard, në këtë rast viktima e vërtetë!

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939