Disa dite më parë Policia e Shtetit publikoi listën e personave të kërkuar në Mat, e cila kërkonte ndihmën e qytetarëve për dhënie informacioni rreth vendndodhjes së tyre.
Duket se kjo metodë ka dhënë rezultatet e para sepse sot është arrestuar një person i rrezikshëm, falë denoncimit të qytetarëve. Në pranga ka rënë shtetasi Alban Gjegji, 43 vjeç, banues në Ulëz, Mat, i dënuar me 8 vite burgim
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, Tiranë e ka dënuar me 8 vjet burgim për veprat penale “ Grup i Strukturuar kriminal”, “ Kultivim i bimëve narkotike ”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Për këto vepra penale, Gjegji duhet të bëjë edhe 7 vjet 4 muaj e 24 ditë burg. Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.