Në një video live në Instagram, Fationi i “Përputhen” ka folur mbi situatën e Anës dhe Arjonit që ka bërë shumë bujë në rrjetet sociale. Fationi ka deklaruar se nuk mban anën e askujt sepse të dy janë njësoj dhe kanë thyer rregullat e produksionit.
Fationi vijoi më tutje duke thënë se ai është me fenomenin aty dhe nuk mbron asnjë sepse të dy një m*t janë, kanë thyer rregullat dhe shumë gjëra të tjera. Të dy janë zhytur brenda ka theksuar ai gjatë momentit kur ka folur live.
“Nuk ka lidhje kë besoj unë, Anën apo Arjonin. Unë jam me fenomenin aty, nuk mbroj asnjë, që të dy m*t janë. Kanë thyer rregullat e shumë gjëra të tjera. Unë jam me fenomenin aty, fenomeni i fotos dhe kërcënimi. Asgjë tjetër. Të dy janë të zhytur brenda”, ka deklaruar Fationi gjatë videos live.