INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot e tyre nudo ‘bënë namin’ në rrjet, Wanda Nara habit me fjalët për Icardin: ‘’Një mashkull i vërtetë…’’

Fotot e tyre nudo ‘bënë namin’ në rrjet, Wanda Nara habit me fjalët për Icardin: ‘’Një mashkull i vërtetë…’’

Publikuar më: 17:40 06-05-2019

Një set fotografik i realizuar pak kohë më parë nga çifti më i nxehtë i momentit në Itali, Mauro Icardi dhe bashkëshortja e tij Wanda Nara duket se shkaktoi shumë zhurmë.

Në foto, çifti shfaqej nudo në mënyrë artistike dhe në sfond mbizotëronte ngjyra bardh e zi.

Fansat nuk mund ta shuanin mjaftueshëm kureshtjen për këto foto prandaj kanë nxituar në “Instagram-in” e modeles për të bërë disa pyetje, të cilave ajo i është përgjigjur në emision “Tiki Taka”:

“Fotografitë e realizuar bashkë me Icardin? Janë thjesht punë, asgjë më shumë”, ka qenë komenti i gruas së futbollistit.

“Fotografitë janë realizuar bardh e zi, pa ndonjë referencë apo mesazh”, ka sqaruar ajo më tej.

“Unë punoj me Instagramin, jetoj me këto poza dhe Mauro nuk e ka problem… Ne nuk e zgjedhim kohën kur i publikojmë fotografitë, megjithatë janë edhe dy tjera, që do t’i publikojmë”, - ka thënë menaxherja e argjentinasit.

Komenteve të tipit se është Wanda ajo që merr të gjitha vendimet në çift, modelja i’u është përgjigjur: “Vetëm ai (Icardi) mund ta thotë, nëse është i lumtur, ndërsa unë e bëj atë, që e bën të lumtur. Mos harroni se ai i bën zgjedhjet, ju siguroj se ka pak meshkuj të vërtetë si ai”.

58781553_294512661485440_3333620114977960507_n.jpg

57272297_214204299537304_1517055810951042272_n.jpg

57374672_315541569119308_2650774838771053666_n.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037519931793213