INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot e vajzave shqiptare që nuk do të donin të qarkullonin në rrjet... me siguri do shtrembërojnë fytyrën kur t’i shohin [FOTO]

Fotot e vajzave shqiptare që nuk do të donin të qarkullonin në rrjet... me siguri do shtrembërojnë fytyrën kur t’i shohin [FOTO]

Publikuar më: 15:08 03-04-2018

Vajzat e bukura të showbizit shqiptar janë akuzuar gjithmonë jo vetëm për operacione plastike, por edhe për fotoshop, me pak fjalë të postosh një foto në rrjetet sociale ditët e sotme është bërë e rrezikshme.

Mirëpo ndonëse fotoshopi ka avancuar shumë dhe është bërë thuajse i padukshëm me zhvillimin e teknologjisë, ka ende nga ata VIP-a shqiptarë që kanë dështuar me të.

Jo vetëm kaq, por veç fotoshopit ka disa personazhe të cilët me fotot që kanë publikuar janë paragjykuar dhe më pas janë detyruar që t'i fshijnë nga profili i tyre, shkruan Xing.al.
Më poshtë do të shikoni disa nga VIP-at shqiptar, që kanë lënë nam qoftë në skenë, qoftë me fotot e fotoshopuara që kanë hedhur në rrjetet sociale.

Shkurte Gashi

shkurte_gashi.png
Shkurte Gashi la nam kur postoi një foto nga një koncert ku shfaqej diçka e zezë në pjesën e pantallonave. Shkurte e fshiu foton menjëherë pasi fansat filluan të aludonin mbi atë çfarë kishte ndodhur me pantallonat e saj.


Besa Kokëdhima

besa_kokdhima.jpg
Besa ka postuar një foto ku shihet një fëmijë në një tavë, gati për në furrë. Ky postim ishte pjesë e një fushate sensibilizimi për mbrojtjen e kafshëve. Do e bënit këtë? Atëherë mos hani kafshët- shkruante Besa ndërsa fansat reaguan ashpër duke e quajtur femër të ulët që krahason fëmijët me kafshët. Besa u shpreh se kjo ishte thjesht metaforë dhe më pas e fshiu postimin.


Angela Martini

angela_martini.png
Angela Martini mbetet një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe nuk pritej që një modele si ajo të përdorte photoshop, por ja që ndodhi. Në një foto të postuar në Instagram Angela kishte photoshop-uar barkun duke e sheshuar ndërkohë që pasqyra i nxori gënjeshtrën. Angela më pas e fshiu foton.


Fjolla Morina

fjolla_morina.png
Fjolla Morina nuk e kishte vënë re se kishte shtrëmbëruar dyshemenë para se të postonte foton. Edhe Fjolla pasi u kryqëzua nga fansat e fshiu postimin.


Ingrit Gjoni

ingrit_gjoni.png
Ingrit Gjoni ka dështuar me photoshopin gjithashtu. Këngëtarja postoi një foto seksi me body dhe geta, por dera prapa saj dukej e shtrembëruar. Fansave nuk kishte si tju shpëtonte dhe Ingriti u detyrua ta fshijë foton.


Aurela Hoxha

aurela.png
Aurela Hoxha pak kohë më parë postoi një foto me bikini pranë një pishine, por në tentativë për të zmadhuar të pasmet dhe holluar belin ajo ka shtrembëruar pishinën. Pasi fansat e dalluan menjëherë photoshopin, Aurela e fshiu foton.

Article Logic
Execution time: 0.003748893737793