Sofia Richie duket se e mori veten shumë shpejt nga ndarja me Justin Bieber.
Dhe e bën këtë me një emër tjetër të njohur, por tërësisht të papritur dhe pa asnjë lloj ngjashmërie me preferencën e saj të mëparshme. Bëhet fjalë për Tobey Maguire, aktorin ameikan që u bë i famshmë me rolin e tij si “Spider-Man” në triologjinë e regjizorit Sam Raimi. Pjesa ama më interesante nuk është marrëdhënia e artistit 41 vjeçar me vajzën 18 vjeçare të Lionel Richie. Çfarë e kthen këtë situatë në bombastike është fakti se dyshja janë fotografuar së bashku në një klub nate më 1 tetor, disa javë përpara se Maguire dhe ish bashkëshortja e tij prej 9 vitesh të lajmëronin publikisht ndarjen. Të ketë qenë kjo një nga arsyet apo Tobey thjesht po merrte veten pas ndarjes duke iu rikthyer kënaqësive të beqarit?