INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot më madhështore të javës nga NatGeo Wild, për t’ju kujtuar sa i bukur është planeti ynë

Fotot më madhështore të javës nga NatGeo Wild, për t’ju kujtuar sa i bukur është planeti ynë

Publikuar më: 14:14 08-05-2018

National Geographic Wild është një nga kanalet më të famshme mbarëbotërore mbi florën dhe faunën, pra mbi botën e egër dhe natyrën në përgjithësi. 

Si kanal që ka shtrirje dhe përmbajtje programacioni ndërkontinental, edhe stafi duhet të jetë i tillë.
Mendoni gjithë ata shkencëtarë, studiues, regjizorë, fotografë, etj., dhe jetën e tyre mbushur me të papritura dhe adrenalinë.
Duke ngrënë biskota në divan si një derr dhe duke parë emisionet e NatGeo Wild, gjithë kohën mendoja: “Ja, mund të isha edhe unë aty te ajo këneta duke studiuar aligatorët, por jooo… Duhet të rri në shtëpi dhe të studio biskotat nga divani”.


Sot, do të ilustrojmë disa foto nga përditshmëria e stafit të tyre në botë, duke përzgjedhur disa nga fotot më të mira të javës.


Shpresoj t’i shijoni dhe të mos mërziteni si unë.

 

1_leopardet.JPG

Dy leopardë të vegjël vrapojnë dhe tentojnë të mbajnë hapin e së ëmës teksa ajo tenton t’i drejtojë dhe largojë sa më shpesh nga një fushë e hapur, potencialisht shumë e rrezikshme, në Masai Mara, Kenia.

 

 

2_australia.JPG

Drita e parë në një stuhi të madhe dimri në plazhin Bronte në Sindej, Australi

 

 

3_pema.JPG

Një mëngjes i qetë, pema e vogël qëndron vetëm dhe mbështillet gradualisht në një mjegull që ndizet nga dielli. Niigata, Japoni

 

4_bahamas.JPG
Bahamasi është shtëpia e një prej komuniteteve më të mëdha të peshkaqenëve në botë. Larg nga idetë paragjykuese, zhytja me këto kafshë është pothuajse pa asnjë rrezik. Në gjendjen natyrore, njeriu nuk është pre e peshkaqenit, madje i shkakton frikë dhe nuk është kaq e lehtë që t'i afrohesh. Në jug të Nasaut, ambienti për t’i vëzhguar ato është i jashtëzakonshëm me rrënojat e mëdha me sfond në rërën e bardhë në ujin e kristaltë.

 

 

5_uk.JPG

Kemi parë shumë stadiume futbolli në Britaninë e Madhe dhe asgjë nuk krahasohet me këtë fushë në Henningsvaer, Norvegji. Po të ekzistonte një konkurs, atëherë natyra do t’a mundte arkitekturën moderne çdo herë sipas mendimit tim. Nuk ka nevojë për një strukturë të koklavitur arkitekturore për të patur një hapësirë të mrekullueshme për të luajtur futboll. 

 

 

6_kazakhstan.JPG

Kjo shkrepje ajrore është kapur mbi parkun Altyn Emel Natioanal, Kazakistan, nga një avion i vogël.

 

 

7_utah.JPG

Parku Nacional i Zionit, Utah

 

9_luiziana.JPG

Një shkrepje e qiparisave në mjegullën e hershme të mëngjesit, të cilat duket sikur janë gati për pak balet. Liqeni Martin, Luiziana

 

10_alaska.JPG

Pas marrjes së një aeroplani të vogël në një ishull të largët pranë Juneau, Alaska, hiking për afro një milje, fotografët u ulën dhe pritën. Rreth një orë më vonë, një arushë Kodiak femër, u shfaq me dy këlyshët e saj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040068626403809