Aktori i humorit, Olsi Bylyku gjithmonë ka preferuar që jetën publike të mos e ngatërrojë me atë private.
Detajet për një lidhje të mundshme të tij apo për gjendjen emocionale gjithmonë kanë qenë të rezervuara për publikun.
Në premierën e filmit “2 gisht mjaltë” një surprizë e bukur për të gjithë ishte fakti që Olsi u shfaq për herë të parë me të dashurën e tij.
Fotot e publikuara nga “Panorama Plus” tregojnë aktorin e humorit të kapur për dore me një vajzë brune, e cila quhet Egli dhe ka studiuar për Kanto.
Olsi nuk e ka pritur mirë të gjithë vëmendjen mediatike që partnerja e tij ka marrë, duke qenë se ajo nuk është as një personazh i jetës publike dhe në një prononcim për “RevistaWho” është shprehur: “Për momentin mjaftojnë fotot që kanë qarkulluar, pasi nuk kam dëshirë që të jap informacion më të detajuar, për aq kohë sa vajza në fjalë nuk do që të prononcohet”.