Blac Chyna rrëmbeu vëmendjen me fotot e saj që këtë herë ishin plotësisht nudo, dhe duket se nuk ndërmend të ndalojë.
Ajo postoi disa foto të tjera shumë provokuese, vetëm me bikini në një set tjetër fotografik, këtë herë për revistën Elle. Chyna shfrytëzoi gjithashtu rastin për të vjellë dhe një herë tjetër vrer mbi ishin e saj, Tyga. Nuk ishte ndarja më miqësore e mundshme, dhe ajo e vë në dukje sa herë të mundet. “Ai është një person i lirë”, janë fjalët e Chyna për babain e fëmijës së saj, i cili është dhe i lidhur me kunatën Kylie Jenner. Por asaj duket se nuk i bëhet aspak vonë. Mungesë klasi si zakonisht?