INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fotot që nuk duhet t’i postoni në rrjetet sociale pasi ktheheni nga pushimet

Fotot që nuk duhet t’i postoni në rrjetet sociale pasi ktheheni nga pushimet

Publikuar më: 14:53 03-01-2017
Intv.al ju sjell disa nga fotot që nuk duhet të postoni në rrejtet sociale, pasi ktheheni nga ditët e festave.
Ekspertët ju sugjerojnë se cilat janë gjërat që nuk duhet t’i postoni në rrjetet tuaja sociale, kur situata është e tillë:
 
1. Ushqimet që konsumoni 
Ju mund të keni gatuar diçka shumë të shijshme dhe ndiheni mirë për këtë gjë. Duke e postuar atë në rrjete sociale, ndoshta do i bëni zili miqve tuaj, të cilët nuk e kanë mundësinë për të provuar këtë ushqim si ju.
 
2. Foto të përsëritura
Intv.al shton se kur postoni foto në të njëjtin vend, kjo do i mërzisë të tjerët. Ju po bëheni monotonë me këto foto që po postoni.
 
3. Foto në gjendje të dehur
Ju po kaloni një mbrëmje të bukur me shoqërinë tuaj, por nuk jeni në gjendjen tuaj më të mirë për të arsyetuar. Dëshira për të bërë një foto në atë moment është e madhe. Shumica e njerëzve gabojnë kur postojnë foto në gjendje të dehur, në ditët e tyre të pushimit, sepse do gjykohen dhe në fund do pendohen që e kanë postuar.
 
4. Selfie
Selfiet janë të shpeshta për këdo, nuk mund të rrini pa bërë të tilla, por mundohuni t’i  pakësoni sa më shumë, sepse mund të bezidisin personat që janë miqtë tuaj në rrjetet sociale.
 
5. Foto pas palestre
Ju dëshironi që t’ia bëni të ditur botës që po mundoheni shumë për të qenë në super formë. Këto gjëra mbajini për vete, sepse duke  i postuar në rrjetet sociale, do mërzisni miqtë tuaj. Mos u mundoni të tregoni se pas ushqimeve në ditët e festave, po shkoni në palestër.
 
Burimi: Cosmopolitan
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.003734827041626