INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Fototeka Marubi në Shkodër, ‘bashkon’ qeverinë shqiptare me atë të Malit të Zi

Fototeka Marubi në Shkodër, ‘bashkon’ qeverinë shqiptare me atë të Malit të Zi

Publikuar më: 08:22 03-07-2018

Qeveria e kryeministrit Rama e ka kthyer në traditë zhvillimin e mbledhjeve të përbashkëta me qeveritë e vendeve të rajonit. Në fakt këto lloj mbledhjesh nisën me qeverinë e Kosovës ndërsa më pas edhe me qeveri të tjera. Edhe këtë të marte qeveria e Kryeministrit Rama dhe ajo e Malit të Zi do të zhvillojnë sot një mbledhje të përbashkët në qytetin e Shkodrës.
Si vend për këtë takim të përbashkët mes dy qeverive sipas burimeve është përzgjedhur që të jetë fototeka kombëtare “Marubi”.
Garda, policia dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shkodrës.
Takimi dy palesh do të nisë me ekzekutimin e himneve kombëtare në pedonalen "Kole Idromeno", më pas bëhet parakalimi në këmbe deri tek Muzeu Marubi ku do të mbahet edhe mbledhja.
Pas fjalimeve hapëse, takimi do të vijojë me dyer te mbyllura ku do të nënshkruhen marrëveshjet respektive. Në përfundim dy kryeministrat, Rama dhe Markoviç do të kenë konferencën për shtyp. Ndërsa në orën 12.00 është forumi i biznesit Shqipëri - Mal i Zi.

Article Logic
Execution time: 0.0063071250915527