INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca akuzon Rusinë për krime lufte në Alepo

Franca akuzon Rusinë për krime lufte në Alepo

Publikuar më: 08:03 11-10-2016

Presidenti i Francës, Francois Hollande, tha se Rusia mund të përballet me akuzat për krime lufte, për shkak të bombardimeve të saj në Alepo të Sirisë. Hollande i tha televizionit francez se akuzat mund të iniciohen nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime.

Francois Hollande ka deklaruar se po shqyrton mundësinë për të mos takuar presidentin rus, Vladimir Putin, me të cilin kishte planifikuar takim për javës tjetër. Javën e kaluar, Rusia i ka vënë veto një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të hartuar nga Franca dhe Spanja, për ndalimin e bombardimeve në Alepo, shkruan BBC.

Moska ka mohuar se është duke sulmuar civilët sirianë, duke thënë se po bombardon caqet terroriste në shtetin sirian. As Siria, as Rusia nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare për Krimet.

Article Logic
Execution time: 0.0034871101379395