IN SPORT

Franca e nis mbarë Europianin, mposht Rumaninë 2-1 [VIDEO]

Publikuar më: 22:54 10-06-2016

Bienvenue in France! Edicioni i 15-të i Kampionatit Europian të Futbollit, filloi në mënyrën më të mirë të mundshme për Francën. Gjelat mposhtën Rumaninë me rezultatin 2-1. Ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet, me aksione të shumta, në të cilat u treguan më të saktë të besuarit e Dechamps. Ndeshja nisi mirë për Rumunët, por u gjetën në disavantazh në minutën e 57-të pas golit të Giroud pas një daljeje jo të studiuar mirë nga portieri Tatarusanu. Në të 65-ën barazoi Stancu nga pika e bardhë e penalltisë, dhe u desh një perlë nga Payet për të shpëtuar ekipin e tij pretendent nga ai barazim. Franca kryeson tashmë grupin A, me 3 pikë ndërsa neser luhet ndeshja tjetër e grupit mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Takimi në Stade de France, na tregoi se nuk ka kundërshtarë të lehtë.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0031280517578125