Me një paradë madhështore Franca ka festuar sot festën e Bastijës. Data 14 Korrik shënon festën kombëtare të Francës, simbolizon triumfin e Revolucionit Francez mbi monarkinë dhe lidhet me marrjen e kështjellës së Bastijes.
Kjo ditë e shënuar për popullin francez, u vendos të përkujtohet në vitin 1880 dhe vijon edhe sot të festohet në mënyrë madhështore.
Pjesëmarrës në eventet e zhvilluara në rrugët e Parisit ishte dhe presidenti Macron i cili foli për rëndësinë e mbrojtjes së përbashkët të Europës.
Në mesazhin e tij shefi i Elisezë nënvizoi se asnjëherë më shumë se sot që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore mbrojtja nuk ka qënë kaq e rëndësishme.
Këtë të dielë Macron lajmëroi edhe lëshimin e armës së re ajrore e cila do të bëhet pjesë e forcave ushtarake ajrore të vendit.
Të pranishëm në paradat ushtarke dhe ceremonitë ishin edhe liderë botërorë.