INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Refugjatët në Calais, Franca gati të mbyllë “Xhunglën”

Refugjatët në Calais, Franca gati të mbyllë “Xhunglën”

Publikuar më: 08:27 24-10-2016

Më shumë se 1200 policë dhe zyrtarë franceze janë duke u përgatitur për të pastruar kampin e migrantëve në qytetin verior të Kale, të njohur si “xhungla”.

Autoritetet thonë se në këtë kamp jetojnë rreth 7 mijë emigrantë në kushte të mjerueshme. Ata do të vendosen në qendrat e tjera të emirgantëve në Francë, por ekziston shqetësimi se disa nuk do të duan të zhvendosen, pasi kërkojnë të shkojnë në Britani.

Kampi i përkohshëm për një kohë të gjatë ka qenë vija e parë e krizës së refugjatëve në Europë.

Gjatë fundjavës pati përleshje ndërmjet policisë dhe grupeve të emigrantëve
“Ata do të na detyrojnë të largohemi. Ne duam të shkojmë në Britani,” i tha agjencise se lajmeve AFP, Karhazi një emigrant afgane.

Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore që gjithashtu janë mbledhur në afërsi të Portit detar të Kales dhe terminalit të tunelit të trenit me shpresën se do të mund të kalojnë përmes Kanalit Europian në Britani, rreth 40 kilometra larg.

Një Gjykatë franceze javën e kaluar ka miratuar planet për largimin e kampit dhe rreth 1250 policë janë thirrur që të ndihmojnë me operacionin që pritet të përfundojë brenda një jave.

Plani i mbylljes planifikon që banorët e kampit të transportohen në qendrat e refugjatëve gjithandej Francës ku mund të aplikojnë për azil.

Article Logic
Execution time: 0.0026760101318359