INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca i kërkon para Britanisë pas daljes nga BE

Franca i kërkon para Britanisë pas daljes nga BE

Publikuar më: 15:46 07-10-2016

Presidenti i Francës, Fransua Hollande, kërkon që Britania të paguajë pas daljes nga Bashkimi Evropian. Ai tha se asnjë vend që kërkon të largohet nga BE-ja, nuk mund të përfitojë nga lehtësitë ekonomike që ofron blloku.
Sipas tij, unioni duhet të tregojë qëndrim ndaj Britanisë, pasi në negociata, tha Hollande, Londra do të kërkojë që të ruajë marrëveshje që janë me përfitim për vendin dhe në të njëjtën kohë të mos i bindet rregullave dhe legjislacionit të bllokut evropian.
Ndërsa Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e ka pranuar se në negociata Londra do të mundohet të ruajë marrëveshjet që janë në të mirë të vendit.
Megjithatë, zyrtarët e Brukselit, përfshirë Presidentin e Komisionit Junker si dhe Presidentin e Këshillit Europian Donald Tusk, e kanë bërë të qartë se Britania nuk do të mund të përfitojë nga akordet tregtare pas daljes.
Në këto kushte qeveria britanike do të duhet që të arrijë marrëveshje të tjera ekonomike me vende që s’janë pjesë e bllokut.
Bisedimet për të përcaktuar marrëdhëniet që do të ruajnë BE-ja dhe Britania mund të zgjasin deri në dy vite.

Article Logic
Execution time: 0.0034708976745605