INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca i lëshon sinjale Gjermanisë, mposht 5-2 Islandën [VIDEO]

Franca i lëshon sinjale Gjermanisë, mposht 5-2 Islandën [VIDEO]

Publikuar më: 22:07 03-07-2016

Franca e zgjon nga gjumi Islandën, e cila po përjetonte një ëndërr shumë të bukur. “Gjelat” treguan forcën e tyre, duke mposhtur Vikingët me rezultatin e thellë 5-2, e duke u kualifikuar në gjysëmfinale. Ekipi i Deshamp, i lëshoi një sinjal të fortë Gjermanisë me një festival golash, ku vetëm në pjesën e parë shënoi 4, asnjë ekip tjetër si ta. Giroud 2 herë, Pogba, Payet dhe Griezmann shënuan ndaj nordikëve që nuk patën shanse, ndaj një France të madhe. Dy golat për Islandën i shënuan Kolbeinn Sigthorsson (56’) dhe Birkir Bjarnason (84’).
Edhe pse me një humbje të thellë, Islanda largohet me kokën lart, si një nga kombëtaret surprizë, pasi eleminoi edhe Anglinë. Ndërkohë Franca do të ndeshet me Gjermaninë në gjysëmfinale.

Article Logic
Execution time: 0.0036439895629883