INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca miraton ligjin kundër ‘fake news’, burg ose gjobë nëse…

Franca miraton ligjin kundër ‘fake news’, burg ose gjobë nëse…

Publikuar më: 18:05 22-11-2018

Ndërsa fake news po shndërrohet në një nga termat më të përdorur në vitet e fundit Franca ndërmerr një hap përpara.

Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj të ri, i cili synon të fuqizojë gjykatësit për të urdhëruar largimin e menjëhershëm të "lajmit të rremë" gjatë fushatave zgjedhore.

Kritikët argumentuan se ligji kundër "manipulimit të informacionit" mund të rrezikojë demokracinë dhe të censurojë shtypin.

Ligji, i konceptuar nga Presidenti Emmanuel Macron, u hodh poshtë dy herë nga senati përpara se të miratohej nga parlamenti .

Një nismë e tillë konsiderohet përpjekja e parë e Europës Perëndimore për të ndaluar zyrtarisht fake news.

Ligji gjithashtu lejon që CSA, agjencia kombëtare e transmetimit kombëtar, të japë autoritetin për të pezulluar kanalet televizive "të kontrolluara nga një shtet i huaj ose nën ndikimin" e atij shteti nëse ata "shpërndajnë me forcë informacione të rreme që mund të ndikojnë në sinqeritetin e votimit . "

Ligji po ashtu thekson se përdoruesit duhet të pajisen me "informacione që janë të drejta, të qarta dhe transparente" se si përdoren të dhënat e tyre personale.

Ata që mbështesin ligjin thonë se qëllimi është të luftojë përhapjen e lajmit të rremë, jo të censurojë mendimet.

Kushdo që shkel ligjin mund të përballet me një vit burg dhe një gjobë prej 75,000 €.

Article Logic
Execution time: 0.0036559104919434