INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca ndihet e rrezikuar, mund të kërkojë rivendosje vizash për Shqipërinë

Franca ndihet e rrezikuar, mund të kërkojë rivendosje vizash për Shqipërinë

Publikuar më: 11:08 06-09-2017

Shqipëria në vend të parë për azilkërkuesit, Parisi në alarm për këtë çështje.

Sikurse me Holandën që kërkoi të rivendoste regjimin e vizave me Shqipërinë, po ashtu dhe Franca filloi të ndihet e rrezikuar dhe mund të kërkojë rivendosjen e vizave me Shqipërinë. Shkaku kryesor përse Parisi mund ta marrë këtë vendim është fakti që shumë shqiptarë po kërkojnë azil.

Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Brendshme Franceze tregojnë se Shqipëria mban vendin e parë të numrit të azil kërkuesve për vitin 2017. Kërkesat e azil kërkuesve për vitin 2017 janë më shumë se vitin e kaluar, pra janë 178.9% më shumë se 2016 .

Gazeta Le Figaro shkruan, “Për të kontrolluar situatën, Parisi është i detyruar të kërkojë për Shqipërinë të njëjtat klauzola mbrojtëse që kërkoi për Gjeorgjinë dhe Ukrainën: Një rivendosje të vizave në rast abuzimit me mikpritjen”.

“Prej vitit 2010, Shqipëria, kandidate për të hyrë në Bashkimin Europian përfiton nga një program i lehtësimit të vizave, që i lejon shtetasit e saj të qëndrojnë deri në 3 muaj në Francë. Kjo lehtësi i është krijuar në kuadër të fqinjësisë së mirë. Por shihni si është devijuar në përmasë të madhe”, shkruan Le Figaro.

Në Shkrimet Franceze thuhet që Shqiptarët e kërkojnë azilin për efekte gjakmarrje si pasojë të Kanunit, por ky ligj i hakmarrjes është i mbivlerësuar , shprehet një funksionar i Ministrisë së Brendshme.

Një gjë është e sigurt, thotë ai, “Shqiptarët që arrijnë në masë mbështeten nga grupe mafioze të vërteta, të vendosura në Metz, Lion e Calvados. Trafiku i qenieve njerëzore, të minorenëve dhe prostitucioni e minojnë këtë komunitet vulnerabël. Shkurt, kriminaliteti shqiptar po vendoset në Francë dhe shteti duhet të reagojë”.

Le Figaro e mbyll shkrimin e saj me këto fjalë: “Shkëmbimet diplomatike për këtë çështje po sqarohen me Tiranën.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717