INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca nuk gjen qetësi, studentët në protestë

Franca nuk gjen qetësi, studentët në protestë

Publikuar më: 14:41 11-12-2018

Franca nuk gjen qetësi. Tashmë janë studentët ata që kanë vendosur të protestojnë.

Qindra mijëra nxënës të shkollave të mesme kanë bllokuar Parisin duke protestuar kundër taksave të reja ndaj arsimit.

450 institucione arsimore pezulluan mësimin, ndërsa nxënësit e shkollave të mesme e studentë marshuan në rrugët e Parisit.

Ata kërkuan lehtësimin e procedurave të pranimit në institucionet e larta arsimore dhe uljen e tarifave të shkollimit.

Sindikatat e studentëve thanë se do të vazhdojnë protestat e tyre të paktën deri në fund të javës.

Thirrja për të marrë pjesë në protestë është bërë në rrjetet sociale ku dominon hashtag 'mardi noir' e marta e zezë.

Tubimet e studentëve në Francë vijnë pas një vale protestash të dhunshme të “jelekëve të verdhë” të cilët kërkuan uljen e çmimit të naftës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Ndërkohe opozita franceze kundërshtoi planin e masave te presidentit Emanuel Macron. Sipas tyre rritja e pagës me 100 euro është e pamjaftueshme. Jelekët e verdhe paralajmërojnë se do të dalin sërish në shesh.

Article Logic
Execution time: 0.0037469863891602