Kampionati Europian po shkon drejt përfundimit, dhe sonte do të mëoshet gjysëmfinalistja e fundit. Në çerekfinalet e fundit por jo më pak të rëndësishme, do të përballen Franca pritësë me surprizën e këtij Europiani, Islandën. Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 21:00 në Stade de France.
"Gjelat" shënuan fitore ndaj Irlandës rrugës për në tetë më të mirat, ndërsa “Vikingët” eliminuan favoritin Anglinë. Fituesi i këtij takimi në gjysmëfinale do të ndeshet me Gjermaninë që e mposhti Italinë pas penalltive.