INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Franca shtyn vendimin për Hardinaj

Franca shtyn vendimin për Hardinaj

Publikuar më: 18:21 09-02-2017

Gjykata e Apelit në Kolmar, Francë, ka shtyrë vendimin që do të marrë për lirimin apo ekstradimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Vendimi i Gjykatës së Kolmarit pritet te merret më datën 2 Mars. Kryetari i trupit gjykues e ka pyetur Haradinajn gjatë seances gjyqësore të zhvilluar sot nëse pranon të ekstradohet në Serbi në bazë të kërkesës që ka parashtruar prej saj. Kreu i AAK është deklaruar kundër ekstradimit, pasi sipas tij ky rast është krejtësisht politik. Avokatja e Ramush Haradinajt, Rachel Lindon në fjalë e mbajtur para trupit gjykues ka thënë se nuk ka asnjë arsye për mbajtjen e tij në Francë dhe se kërkesat e Serbisë kanë qenë tërësisht të pabaza.  Dy javë më parë gjykata vendosi ta lirojë ish – kryeministrin Hardinaj me kusht në pritje të kërkesës se palës serbe për ekstradim. Para mbajtjes së senacës Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar deklaratën e përbashkët në mbështetje të Ramush Haradinajt në një mbledhje të jashtëzakonshme. Kuvendi kërkon nga Franca që ta lirojë sa më parë atë. Haradinaj u ndalua më 4 janar nga polica franceze në aeroportin e Bazelit me fletë arrestin e Serbisë të vitit 2004.

Article Logic
Execution time: 0.003511905670166