INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë 2016: UEFA heton Shqipërinë dhe Rumaninë

Francë 2016: UEFA heton Shqipërinë dhe Rumaninë

Publikuar më: 15:57 20-06-2016

UEFA zbeh entuziazmin e kombëtares Shqiptare, ende pa u bërë 24 orë nga fitorja 1 me 0 përballë Rumanisë. Mësohet se UEFA ka hapur procedurat disiplinore kundër Shqipërisë dhe Rumanisë për “pushtimin e fushës” nga tifozët dhe ndriçimin e stadiumit nga hedhja e fishekzjarrëve.
Mësohet se shkaku i hetimit janë akuzat për hedhjen në fushë të sendeve të ndaluara gjatë ndeshjes. Tifozët e dy ekipeve kanë hedhur fishekzjarre teksa dy përfaqësueset po luanin në fushën e blertë. Sipas UEFA-s Shqipëria do të hetohet edhe për zbritje të tifozëve në fushë. UEFA ngarkon me përgjegjësi Federatën Shqiptare dhe atë Rumune për sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes në Lion të Francës.
Ndërkohë, tifozët rumunë ndezën fishekzjarrë menjëherë pasi himni i tyre u këndua në stadiumin e Lionit në nisje të ndeshjes së futbollit. UEFA nuk ka saktësuar se kur paneli disiplinor do të gjykojë rastet.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.003593921661377