Një i ri i armatosur me 2 armë zjarri është arrestuar nga policia franceze në hyrje të një hoteli në Disneylan, në Paris, raportojnë mediat franceze.
28-vjeçari ishte i panjohur për shërbimet e sigurisë dhe nuk bëri rezistencë gjatë arrestimit. Burime policore bëjnë me dije se i riu kishte me vete edhe një kopje të Kuranit dhe u ndalua gjatë një kontrolli rutinë. Franca vijon të jetë në gjendje alarmi që pas sulmeve terroriste të nëntorit të shkuar duke shkaktuar 130 të vdekur.