INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë, Cana në formacionin e më të dobëtëve

Francë, Cana në formacionin e më të dobëtëve

Publikuar më: 11:10 05-04-2016

Paraqitja e dobët në ndeshjen që Nanta humbi 3-0 përballë Lilës, i ka siguruar Lorik Canës një vend në formacionin e dështimeve të kësaj jave në kampionatin francez, të përpiluar nga “football365.fr”.

Kapiteni i kombëtares nuk ka qenë futbollisti i vetëm i njohur në formacionin e më të dobëtëve të kësaj jave, pasi përkrah kishte lojtarë të skuadrave me emër si Olimpik Marsejë dhe Monako, ekipe të cilat ashtu si Nanta pësuan humbje zhgënjyese në fundjavë.

Cana ka “fituar” vendin në këtë formacion pasi humbi thuajse çdo duel me sulmuesin portugez Eder gjatë ndeshjes së të dielës.

Ndërkohë, dy futbollistë shqiptarë ishin protagonistë pozitivë në ndeshjet e kampionatit zviceran të kësaj jave. Jahmir Hyka dhe Burim Kukeli janë përzgjedhur nga gazeta “Blick” në formacionin ideal të kësaj jave, pasi ndihmuan përkatësisht Luzernën dhe Zyrihun të arrinin fitore të rëndësishme.

Hyka shënoi të shtunën në suksesin 5-1 të skuadrës së tij kundër Vaduzit, ndërsa ishte i pakapshëm nga mbrojtja kundërshtare.

Edhe Kukeli shkroi emrin e tij në listën e golashënuesve në këtë javë, duke realizuar në suksesin 4-0 të Zyrihut ndaj St. Galen, por ai është përfshirë në këtë listë për kontributin e jashtëzakonshëm që jep në fazën mbrojtëse për ekipin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.002979040145874