INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“France Football” zgjedh një Kuqezi në ekipin ideal, ja kush është

“France Football” zgjedh një Kuqezi në ekipin ideal, ja kush është

Publikuar më: 10:58 24-06-2016

Revista prestigjioze “France Football” ka zgjedhur një futbollist shqiptar në formacionin ideal të lojtarëve që u aktivizuan në ndeshjet e treta të fazës në grupe të Euro 2016. Mes tyre spikat emri i një lojtari të kombëtares shqiptare të futbollit, i vlerësuar për paraqitjen në fitoren me Rumaninë.

Ledian Memushaj ishte një prej lojtarëve më të mirë të ndeshjeve të fundit në grupet e Kampionatit Europian. Kjo është arsyeja përse France Football e përfshiu mesfushorin kuqezi në formacionin ideal, për ndeshjet e treta në Euro 2016. Një vlerësim i jashtëzakonshëm për vlonjatin, që është renditur përkrah emrave të mëdhenj të futbollit europian, duke nisur nga Cristiano Ronaldo i Portugalisë, Aaron Ramsey i Uellsit apo edhe Ivan Perisic i Kroacisë.

Në formacionin më të mirë të ndeshjeve të treta në grupe, në portë ndodhet kroati Danijel Subashiç, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Xhoshua Kimih i Gjermanisë, turku Mehmet Topal, islandezi Arnason dhe uellsiani Neil Teilor. Në mesfushën me tre, Ledian Memushaj rreshtohet në qendër, ndërsa përkrah tij janë uellsiani Ramsey nga e djathta dhe irlandezi Bredy majtas. Cristiano Ronaldo është sulmues i vetëm, ndërsa mbështetet nga krahët nga hungarezi Xhuxhak dhe kroati Ivan Perishiç.

Në vlerësimin me notën 7, France Football theksonte se Ledian Memushaj ishte vendimtar në fitoren e Shqipërisë përballë Rumanisë në Lyon, duke dhënë edhe asistin e golit për Armando Sadikun.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416