INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë, paralizohet 86% e transportit hekurudhor, përse protestohet

Francë, paralizohet 86% e transportit hekurudhor, përse protestohet

Publikuar më: 15:53 05-04-2018

Prej dy ditësh Franca është përfshirë nga protestat dhe kaosi.Paralizimi i lëvizjes se trenave ka sjellë probleme për një numër të madh personash. Shumë qytetarë janë ngritur kundër reformave të ndërmarra nga qeveria e presidentit Macron.

Rreth 86 për qind e shërbimit të trenave është anuluar duke krijuar kaos dhe radhë të gjata pritje. Në një video të publikuar nga mediat e huaja shihet një baba, i cili fut fëmijën e tij nga dritarja e trenit.Mungesa e transportit ka bërë që njerëzit të dynden për gjetur një vend për të udhëtuar.

Prej ditës së martë Franca është përfshirë nga kaosi.Në protestë janë bashkuar edhe studentët por edhe punonjës të shërbimit spitalor të cilët përballen me rezistencën e e policisë.

Një ditë më parë policia franceze përdori gaz lotsjellës kundër nxënësve të shkollave të mesme që dolën në rrugët e Parisit për të protestuar kundër reformave të planifikuara të arsimit të qeverisë.

Protestuesit hodhën gurë dhe shishe kundra policëve, duke bërë që forcat e rendit të përdorin gaz lotsjellës.

Është planifikuar të mbahen rreth 180 demonstrata në mbi 150 qytete dhe qytete franceze. Greva e përgjithshme mbarëkombëtare ka si qëllim të godasë reformën kundra shërbimeve hekurudhore të vendite jo vetëm.

Kjo është situata më e vështirë me të cilën po përballet presidenti Emmanuel Macron, që pas marrjes së detyrës rreth një vit më parë.

Protesta është parashikuar që të zgjasë 3 muaj dhe duket se sfidat do të jenë të mëdha për presidentin Macron.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098