Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Francën jugore. Mes të plagosurve ishte edhe një familje e përbërë nga katër anëtarë.
Autoritetet thonë se besimtarët braktisën xhaminë Arrahma në Avignon kur dy persona të maskuar u afruan dhe hapën zjarr.
Sipas autoriteteve autorët e dyshuar të cilët ishin të armatosur me pistoletë dhe armë gjahu kishin mbërritur më një makinë Renault Clio.
Policia tha se ngjarja nuk po trajtohej si një incident terrorist.