Dy persona, të armatosur me thika, kanë hyrë në një kishë gjatë shërbimit të mëngjesit, duke marrë peng pesë persona, mes tyre priftin, dy murgesha dhe dy gra të tjera.
Raportohet se ata kanë vrarë priftin, duke i prerë fytin. Forcat speciale kanë vrarë pengmarrësit. Bild raporton se ata kanë thirrur ISIS përpara se të kryejnë krimin makabër.
Ngjarja u regjistrua në kishën Saint-Etienne-du-Rouvray, pranë qytetit Rouen.