INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë Policia shkatërron rrjetin e prostitucionit të shqiptarëve: Arrestohen 5 krerët, lihen të lira prostitutat

Francë Policia shkatërron rrjetin e prostitucionit të shqiptarëve: Arrestohen 5 krerët, lihen të lira prostitutat

Publikuar më: 13:36 10-12-2016

Mediat franceze shkruajnë për arrestimin e pesë shqiptarëve, 4 burra dhe 1 grua të dyshuar si organizatorë të një rrjeti prostitucioni në rrugët e Tuluzës.

Rrjeti i tyre u shkatërrua dhe që të pestë janë dërguar në paraburgim në Policinë Qëndrore.

Për disa muaj, ata kanë shfrytëzuar gra të reja në moshë dhe i kanë detyruar të prostituojnë në rrugët në veri të Tuluzës. Gratë ishin pre për shoferët por edhe për të gjithë ata që qarkullojnë në këtë zonë me shumë trafik.

Viktimat ishin gjithashtu me kombësi shqiptare dhe që të gjitha nën kontrollin e tutorëve. 12 mijë euro, që do të dërgoheshin në Shqipëri, u kapën gjatë këtij operacioni. Të  enjten pasdite, 5 tutorët morën masën e sigurisë nga gjykata, "burg"

Article Logic
Execution time: 0.0033950805664062