INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë, sekuestrohen 370 kg kokainë në fabrikën e 'Coca-Cola'

Francë, sekuestrohen 370 kg kokainë në fabrikën e 'Coca-Cola'

Publikuar më: 09:09 01-09-2016

Një sasi kokaine me vlerën e 50 milionë eurove është zbuluar në një fabrikë Coca-Cola në Francë. Droga e fshehur në çanta ishte vendosur mes një dërgese me lëng portokalli që kishte ardhur me kontenier nga Amerika e Jugut. Policia ka ndërmarrë një hetim, në Signes, një fshat në jug të Francës.

Sekuestrimi i 370 kilogramëve kokainë e bën atë një nga konfiskimet më të mëdha në territorin francez. Prokurori Xavier Tarabeux deklaroi se lënda narkotike e shitur në treg do të kishte kapur vlerën e rreth 50 milionë eurove.

Punonjësit e impiantit të Coca-Cola nuk janë përfshirë në hetimin e autoriteteve, të cilat po përpiqen të gjejnë origjinën e drogës. “Të dhënat paraprake të hetimit kanë treguar se punonjësit nuk janë të përfshirë”, deklaroi Jean Denis Malgras, president rajonal i “Coca-Cola”.

Në prill të vitit 2015, oficerët francezë të doganave arrestuan dy persona që po përpiqeshin të trafikonin me një jaht 250 kg kokainë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

 

Article Logic
Execution time: 0.003244161605835