Në Velodrom të Marsejës, Shqipëria dhe Franca do të përballen në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin A.
Emocionet janë të mëdha, përballemi me vendin organizator, luajmë shanset për të vazhduar më tej në “Euro 2016”, mbi të gjitha atmosfera në stadium pritet të jetë elektrizuese.
UEFA ka menduar për ti përshkruar të gjitha këto emocione në një video promo që e shton edhe më shumë ankthin përpara sfidës Francë- Shqipëri.