INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Francë, virusi “Salmonella” në qumështin pluhur, preken 35 fëmijë...

Francë, virusi “Salmonella” në qumështin pluhur, preken 35 fëmijë...

Publikuar më: 10:42 27-12-2017

Pas disa rasteve të tërheqjes nga merkato të qumështit pluhur për fëmijë, Magjistratura Franceze ka hapur një hetim për impiantin e kompanisë “Lactalis” në perëndim të Francës, ku janë rifabrikuar produktet e bllokuara nga autoritet ushqimore.

Janë pikërisht 35 fëmijë të prekur nga virusi “Salmonella” i gjendur në qumështin pluhur pas verifikime të analizave ushqimore.

Të gjitha rastet janë të lidhura me markën “Lactalis”.

16 nga fëmijët e prekur që janë shtruar në spital për tu kuruar me trajtimet përkatëse, fatmirësisht nuk kanë paraqitur ndonjë rrezik jetësor.

Në shtetin e Francës është ngritur alarmi lidhur me këtë situatë dhe gjithashtu Prokuroria ka vendosur të ndërhyjë me hapjen e një hetimi mbi rastin e sipërpërmendur.

Ashtu siç ka shpjeguar një burim juridik për agjensinë franceze “France Press”, hetimi i Prokurorisë po zhvillohet mbi akuzat për “Shkelje të normave shëndetësore”, “Rrezikimin e jetës së qytetarëve” por gjithashtu nuk përjashtohet pista e “Gabimit me elementët përbërës në fabrikimin e produktit”.

Pasi janë tërhequr nga tregu 7 mijë tonë produkte të kompanisë “Lactalis” në datën 10 dhjetor 2016 me urdhër të Qeverisë Franceze, janë ngritur përsëri dyshimet se mund të ketë akoma më shumë produkte të infektuar me virusin “Salmonella”.

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877